30 mijë familje në Durrës prej disa kohësh kanë marrë në dorë certifikatën e legalizimit, duke u dhënë fund sorollatjeve nëpër institucione. Emri që mundësoi që kjo ëndërr e tyre të bëhej realitet është pikërisht Flamur Gjuzi, kreu i ALUIZNI-t që prej vitit 2013. Një qytetar durrsak që prioritet të tij ka pasur legalizimin dhe urbanizimin e qytetit ku ai ka lindur dhe banon.

Prej 4 vitesh në krye të ALUIZNI-t të Durrësit, tashmë Gjuzi ka një tjetër sfidë, atë të marrjes së mandatit të deputetit nën siglën e LSI, për të qenë më pranë nevojave të bashkëqytetarëve të tij.

Në profilin e tij Gjuzi njihet si ish-punonjës i policisë së shtetit që mbrojti me jetë së bashku me 14 kolegë, komisariatin e Durrësit, duke mos lejuar djegien e tij në vitin 1997; i trajnuar dhe dekoruar nga ambasada amerikane në 2004 si oficeri me rezultatet më të shkëlqyera në luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore; ish-avokat dhe drejtues i agjencisë së Legalizimit, prind i dy djemve adoleshentë.

Pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit Flamur Gjuzi ka një mesazh për qytetarët durrsak:
Flamur Gjuzi është lindur e rritur në zonën e Shijakut. Të qenit bir i kësaj zone është avantazhi i tij. Ndërsa kërkon votën e qytetarëve për kandidatët e LSI, Gjuzi deklaron se kjo vlerë mungon në listat e PS dhe PD.

I sigurt në fitoren e LSI në zgjedhje, Flamur Gjuzi ka një mesazh të prerë ndaj rivalëve të tij politik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: