Britania pritet të përjetojë ditën e nesërme dhe të martën, temperatura ekstremisht të larta , ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar që udhëtimet hekurudhore të shmangen dhe të përdoren vetëm në raste urgjente.

Temperatura në Britani nuk ka arritur asnjëherë 40 gradë Celsius, ndërkohë që me valën e të nxehtit janë ngritur dyshimet se sa të aftë mund të jenë qytetarët të përballojnë situatën, shtuar këtu edhe faktin që shumica e shkollave në këtë vend nuk janë të pajisura me sistem kondicionimi.

UDHËTIMET
Transporti hekurudhor duket se do ë jetë ai që do të preket më së shumti nga masat e marra në përpjekje për të përballuar temperaturat dhe pasojat që vijnë prej saj.

Shpejtësia e lëvizjes së trenave do të kufizohet, ndërsa disa operatorë do të përgjysmojnë numrin e trenave dhe oraret e shkurtuara do të jenë në fuqi deri në orët e vona të së martës.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë oraret online përpara se të nisen.

Masat priten të aplikohen në orët më të nxehta të ditës, pasi linjat hekurudhore të çelikut mund të ngrohen deri në 20 gradë Celsius më shumë se temperatura e ajrit, gjë që rrezikon që binarët të përkulen. Rrjeti hekurudhor është

projektuar për të përballuar temperaturat maksimale prej rreth 30C.

SHKOLLAT DHE ÇERDHET
Prindërit janë lajmëruar se disa prej shkollave dhe çerdheve në vend do të mbyllen të martën për shkak të motit të rrezikshëm.

Disa shkolla zgjodhën t’i kthehen mësimeve online ndërsa disa kanë menduar të bëjnë mësim me orë të shkurtuara.

Një tjetër metodë e zgjedhur për të ndihmuar nxënësit të përballojnë të nxehtin, është mos detyrimi për të mbajtur uniformë dhe lejimi i veshjeve të shkurtra që nxënësit i përdorin në orën e fiskulturës.

Departamenti i Arsimit u shpreh se vendimi për tu mbyllur i është në dorë administratës së shkollave.

Departamenti theksoi se fëmijët priren të djersiten më pak se të rriturit, gjë që i vendos ata në rrezik më të lartë.

Ai këshilloi shkollat që të hapnin dritaret herët në mëngjes për të përmirësuar ajrosjen, t’u japin fëmijëve shumë ujë, të minimizohet përdorimi i pajisjeve elektrike dhe të shmangen aktivitetet fizike.

PUNA
Punëdhënësit duhet të lejojnë më shumë fleksibilitet në orët e punës dhe të relaksojnë kodet e tyre të veshjes këtë javë, tha CBI, grupi i lobit të biznesit në Britani.

Kompanitë po përpiqen gjithashtu të sigurojnë që qendrat e tyre të të dhënave mund të përballojnë temperaturat e larta. Shumë prej tyre po instalojnë ftohës ajri rezervë.

Perspektiva për të qenë në një vend pune me ajër të kondicionuar pritet të nxisin stafin që të paraqiten në zyra,e dhe pse një gjë e tillë do të jetë problem duke pasur parasysh problemet me transportin publik.

Mbyllja e shkollave ose orët e shkurtuara mund të detyrojnë gjithashtu disa prindër të qëndrojnë në shtëpi.

SISTEMI SHËNDETËSOR

NHS është vënë në gatishmëri, ndërkohë që disa spitale kanë marrë vendimin për të zvogëluar vizitat dhe operacionet jo urgjente.

Të dielën dhe të martën, pacientët mund të përballen me reduktim të shërbimeve shëndetësore, ndërsa një alarm kombëtar i dërguar spitaleve të premten paralajmëroi për rreziqet për anëtarët e stafit që vesh rroba mbrojtëse, duke thënë se mund të kenë nevojë për pushime më të shpeshta.

Të premten NHS Angli udhëzoi spitalet që të krijonin më shumë hapësirë për pacientët në reparte në mënyrë që asnjë ambulancë të mos priste më shumë se 30 minuta. gjithashtu është marrë vendimi që numri i shtretërve të dyfishohet për të ndihmuar mos krijimin e kaosit në sallat e pritjeve.

AKTIVITETE KULTURORE
Personave të cilët pavarësisht gjithçka kanë vendosur të jenë pjesë e koncertevë apo aktiviteteve që mbledhin shumë persona, u është rekomanduar të kenë ftohës të vegjël me bateri me vete në mënyrë që të tentohet qëndrimi freskët.

Shfaqjet do të pakësohen në mënyrë që interpretuesit të mos kenë nevojë të kërcejnë apo aktrojnë për tre orë në vapë ekstreme.

Shitësi e biletave për një koncert të Michael Bublé në Chewton Glen, Hampshire, nesër në mbrëmje i kanë kërkuar organizatorit, të ndryshojë rregullat të cilat ndalojnë ushqimin dhe pijen, përveç një shishe të vetme 500 ml ujë.

GJYKATAT
Sistemi gjyqësor i Britanisë, i cili ka një numër të madh çështjesh, do të qëndrojë i hapur pavarësisht vapës. Shërbimi i Gjykatave ka lëshuar udhëzime për stafin me sugjerime se si ndërtesat të mbahen të freskëta, çka përfshin lëvizjen e tavolinave larg rrezeve direkte të diellit dhe dritare të hapura.

Përktheu: BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb