MAQEDONI E VERIUT

Kosova e Maqedonia e Veriut do të mbajnë nesër një mbledhje bashkëqeveritare në Shkup.

Kjo mbledhje do të zhvillohet për të konfirmuar disa memorandume, amrrëveshje dhe bashkëpunime mes dy vendeve.

Kryesisht temat sipas zëdhënësit të qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha do të jenë për ekonominë, tregtinë, bizneset dhe bashkëpunimin ndërkufitar, por dhe fusha të veçanta.

“Mbajtja e seancës së përbashkët me Republikën e Kosovës konfirmon vazhdimësinë e raporteve të mira ndërfqinjësore, duke pasur parasysh se mbledhje të tilla janë mbajtur edhe me vendet e tjera fqinje. Përfitimet nga këto takime janë thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, komunikimi më i mirë i qytetarëve dhe bizneseve nga të dyja palë, projekte me interes të ndërsjellë, bashkëpunim më i mirë ndërkufitar dhe kështu me radhë. Në mbledhjen e përbashkët qeveritare do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, përkatësisht memorandume, me të cilat do të thellohet dhe do të përforcohet bashkëpunimi mes dy vendeve”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb