Nicolo Zaniolo nuk do të largohet nga Roma. Mesfushori i njohur italian është pjesë e projektit të trajnerit Mourinho dhe janë refuzuar të gjitha ofertat që kanë ardhur për të.

Gjatë verës ka apatur interesim nga Tottenham, por asgjë më shumë se kaq. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, klubi i Romës po mendon rinovimin e kontratës së futbollistit, duke zgjatur bashkëpunimin më shumë se ç’thotë marrëveshja aktuale. Zaniolo ka një akord me klubin deri në vitin 2024.

Sa i përket klubit në përgjithësi, merkato ka qenë e kënaqshme dhe ditët e fundit të dritares së transferimeve mund të ketë ndonjë lëvizje.

5555

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: