Duke nisur nga Lionel Messi, për të vazhduar me Neymar dhe më pas me Lautaro Martinez. Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu zbret në fushë, duke sqaruar të gjithë zërat e mrkatos që kanë acaruar më shumë situatën e tensionuar që po kalon skuadra “blaugrana” që pas rinisjes së La Liga. Numri një i klubit katalunjas ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të largohet edhe pse ky opsion ka marrë shumë kuota pas përplasjes së “Pleshtit” me trajnerin Setien.

5efdedc120302755ae0a6131
5efdedc120302755ae0a6131

“Ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe është e qartë që e kemi detyrim ta rinovojmë. E shoh të qetë dhe ka thënë gjithmonë se do ta mbyllë karrierën me Barcelonën” është shprehur Bartomeu, që më pas i ka mbyllur përfundimisht derën rikthimit të Neymar në “Camp Nou”.

Noticia 1594071746 Neymar Barcelona Psg
Noticia 1594071746 Neymar Barcelona Psg

“Një operacion i tillë nuk është I mundur. Situata ekonomike e gjithë klubeve europianë është shumë e rëndë”, ka vijuar presidenti i Barcelonës. Nuk mund të evitohej komnti mbi çështjen më të nxehtë të merkatos dhe që ka si protagonist Lautaro Martinez. Diskutimi për sulmuesin argjentinas është krejt e ndryshme nga ajo e Neymar.

1224912644.jpg
1224912644.jpg

“Nuk kemi një datë të shënuar në kalendar që përcakton se kur duhet të bëjmë blerje”, ka përfunduar Bartomeu, duke lënë të hapur transferimin e sulmuesit të Interit në çdo kohë dhe pa qenë nevoja e klauzolës që skadoi pikërisht këtë të martë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb