Në Barcelonë mund të zbarkojnë emra nga më të rëndësishmit por në çdo rast temë kryesore mbetet Leo Messi, për sa kohë palët nuk kanë rinovuar ende kontratën, Joan Laporta është i detyruar që në çdo intervistë të pyetet rreth të ardhmes të sulmuesit argjentinas: “Ashtu siç e thashë edhe gjatë prezantimit të Sergio Aguero, jemi të gjithë entuziastë që të luajmë sërish së bashku. Për të nuk është çështje parash. I njohim shumë mirë mundësitë që kemi. Leo është në një periudhë reflektimi, kërkon një skuadër kompetitive për të fituar tituj. E dimë që dëshiron të qëndrojë”, u shpreh Laporta duke theksuar se pret që rinovimi të ndodh sa më shpejt të jetë e mundur:

Laporta
Laporta

“Ne jemi gati, sa më shpejt aq më mirë pasi në këtë mënyrë do të shuanim çdo dyshim dhe do të na ndihmonte të ndërtonim skuadrën më shpejt. Raporti mes palëve është shumë i mirë dhe dëshira e të gjithëve është të rinovojë”, theksoi presidenti i Barcelonës duke u ndalur në fund tek e ardhmja e trajnerit Koeman: “Bisedimet me të po shkojnë shumë mirë, nuk mund të zhbalancohem në këtë pikë, por mund të them se e shoh më shumë brenda se sa jashtë projektit. Po negociojmë me të dhe pasi te kemi reflektuar do të vendosim për të mirën e Barcelonës”, përfundoi Laporta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb