Nuk janë të paktat rastet, kur mësuese në vende të ndryshme Evropiane, zgjedhin të heqin dorë nga profesioni për t’u kthyer në modele seksi. Ata ekspozojnë foto e video të “nxehta” në platformën “OnlyFans”. E tillë është historia e Monica Huldt, nga Molmo e Suedisë. 37-vjeçarja para shtatë vitesh vendosi të zhvendosej për në SHBA.

Ajo ka tre fëmijë dhe në kohën që jetonte në Suedi, ishte mësuese në një shkollë fillore. Mësuesja ka rrëfyer për mediat se tanimë ndihet mjaft mirë me atë që bën dhe se kolegët dhe ish-nxënësit blenë fotot dhe videot e saj.

“Në fillim kisha ndjenja të çuditshme, por tani nuk më intereson më. Ish-nxënësit janë mbi 18 vjeç dhe mund të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre. Madje disa nga ish-nxënësit kanë nisur të më shkruajnë në Instagram. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ish-kolegët e mi. Nxënësit më shkruajnë që jam një mësuese shumë e “nxehtë”. Më vjen të keq, unë atë e konsideroj thjesht një punë”, tha 37-vjeçarja.

Më tej ajo shtoi:

“Fillimisht kisha dëshirë të bëhesha arkeologe, sepse e dua historinë. Por më pas u bëra mësuese e historisë. Tani ndihem mirë me atë që bëj, fitoj mirë dhe kjo mjafton”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: