Kryeministri Edi Rama foli shkurtër për sulmet e fundit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka kërcënuar edhe me shpërndarje Parlamenti, duke përmendur shpesh grushtin e shtetit.

Në emisionin “Real Story”, në News24, Rama tha se nuk i ka ndjekur zhvillimet e fundit politike, duke shtuar se nga Meta pret gjithçka.

“Sinqerisht nuk kam asnjë të dhënë nga klima politike në Shqipëri, në këtë Shqipërinë e 1 km katror nga Presidenca te SHQUP. Nuk kam të dhëna të veçanta, por nuk kam asnjë çudi, janë situata ciklike që shfaqen hera-herës. Thjesht ndryshon teksti i këngës, por muzika është po ajo”, tha Rama.

Lela: Do e shkarkoni Presidentin apo do iu shkarkojë ai juve?
Rama: Kundërsulm është term sportiv, ushtarak.
Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?
Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.
Gjekmarkaj: Është më i miri…
Rama: Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.
Balla: Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..
Rama: Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb