Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi se kush do t’i bashkohet protestës së 7 korrikut.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Berisha konfirmoi se do t’i bashkohet protestës Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe partitë e tjera opozitare, duke përmendur këtu kreun e PAA, Agron Duka.

“LSI do të marrë pjesë, edhe partitë e tjera janë thirrur dhe do të vijnë. Unë di që kanë konfirmuar pjesëmarrjen Agron Duka dhe nuk di ndonjë që nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Rama do të vendosë blindat në Kryeministri, unë i them që të mos merret me blinda. Do ja mbathë në një qytet tjetër. Sa i përket skenarëve, jo çdo gjë mund të thuhet tani”, u shpreh Sali Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb