Në moshën 18-vjeçare, anglezja Francesca Hawley ka lënë mënjanë pasarelat dhe studimet universitare për të zgjedhur që të bëjë një profesion që t’i bën pis duart.

Në kuptimin e vërtetë të fjalës, adoleshentja angleze filloi punë në kompaninë e ndërtimi të babait të saj. Françeska do të jetë muratore, të paktën tani për tani. Ish-modelja tashmë vazhdon të tregojë jetën e saj në Tik Tok, pasi kaloi nga make-up dhe sfilatat e modës te këpucët e sigurisë.

Tullë më tullë në “Tik-Tok”

Prania e videove që e tregojnë atë të veshur me xhaketa, pantallona me xhepa të mëdhenj dhe tuta është konstante në profilin e Francesca Hawley.

Ajo dokumenton punën e saj me kërcime zbavitëse. Gjithashtu gjen pamje nga dita e saj e re mes karrocave dhe kovave të llaçit. Momentet e pauzës të përshkruara në rrjetet sociale kapin gjithnjë e më shumë fansa, edhe pse ende nuk e besojnë dot pikën e kthesës në jetën e saj.

 

@francescagraceh ? ? #JDSummerDrip #fypシ ♬ original sound – Braxnik_Invest

Ajo vazhdon drejt e duke i shpjeguar se ndryshimi e mbush me gëzim, pasi i lejon të kalojë kohë duke punuar me të atin.

 Shumë mirë për oborrin

Dëshira për t’u përfshirë dhe kuptuar, e gjithashtu për të prekur me dorë punën e palodhur që bën prindi ishin trampolina që e shtyu atë të ndryshonte jetën e saj në 360 gradë. Megjithatë, shumë njerëz ende nuk e marrin seriozisht, duke e konsideruar pamjen e jashtme si një faktor kufizues. Me pak fjalë, për shumë Françeska është shumë e bukur për të punuar në mure apo çati.

 

@francescagraceh Reply to @beaustoney ♬ use if you stan cupcakke – yeezyslumps

 Moda si pasion

Dashuria për veshjet dhe grimin, megjithatë, nuk është zhdukur nga jeta e Hawley. Pas orarit të punës, vjen koha e lirë me miqtë dhe, në këto momente, ish-modelja kënaqet me shkëlqimin, teminat, fustanet në modë dhe takat e larta.

 

@francescagraceh✌?♬ We Not Humping – Remix – Monaleo & Flo Milli

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb