Një shqiptar 33 vjeç ka rënë në prangat e policisë së bashku me një shtetase nga Moldavia 35-vjeç, pasi akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

Të dy autorët banues në provincën e Caserta-s rekrutonin vajzat e reja nga Moldavia , i dërgoni në Itali dhe më pas i detyronin të prostituonin.

Hetimi nisi pas denoncimeve të bëra nga disa prej vajzave që kishin arritur t’u shpëtonin autorëve.

Fillimisht atyre u propozoheshin vende punë në Itali, por në momentin që mbërrinin në destinacionin, përballeshin me të vërtetën e hidhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb