Gjykata e Tiranës ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do ta thërrasë ish kryeministrin Sali Berisha si dëshmnitar në procesin penal ndsj ish truprojës së tij, Izet Haxhia, i cili dyshohet si një nga bashkëpunëtorët kryesorë në vrasjen e depytetit Azem hajdari në 1998.

Ish presidenti i vendit është kërkuar si dëshmitar si nga prokuroria ashtu edhe nga mbrojtja. Por në kushtet kur ai nuk është dëshmitar okular i të ashtuquajturës vrasja e shekullit – sipas trupës gjykuese nevoja për ta dëgjuar në seancë do të varet nga rrëfimet e personave të tjerë, por edhe shqyrtimi i dokumentave.

Por, nga ana tjetër gjykata pranoi si provë dëshminë që Sali Berisha dha në ambasadën amerikane në lidhje me ngjarjen, ku ai është rrëfyer për gjithcka ka patur dijeni dhe informacionet që mori pas krimit tyë rëndë. Kaq, mjaftoi që mes trupës gjykuese dhe avokatit të të pandehurit të nisnin debate.

Idajet Beqiri akuzoi gjyqtarët për politizim të procesit, ndërsa kërkoi pezullimin e gjyqit derisa gjykata e lartë të shprehej për kërkesën për përjashtimin e tyre nga cështja. Në procesin ndaj ish-truprojës së Berishës, nuk do të dëshmojë as autori kryesor i vrasjes së deputetit, i dënuari me burgim të përjetshëm Jaho Salihi Mulosmani. Gjykata lejoi që të lexoheshin deklarimet e tij dhënë në vitin 2001 për ngjarjen.

Në proces do të dëgjohet ndërkohë dëshmia e Zenel Nezës, i cili mbeti i plaghopsur në ngjarje dhe prej dy dekadash jeton jashtë vendit. Gjykata ndërkohë refuzoi një numër të madh dëshmitarësh, mes tyre edhe Fatos Klosin ish-kreun e shërbimit informativ kombëtar.

Izet Haxhia po rigjykohet per akuzen e vrasjes ne dëm te deputetit Azem hajdari. Ai ishte dënuar në mungesën me 25 vite, por pasi vendosi me vullnet të ekstradohej nga Turqia drejt Shqipërisë, procesi është rihapur dhe ai këmbëngul në sallën e gjyqit se nuk ka lidhje me krimin që tronditi vendin mbrëmjen e 12 shtatorit të 1998. Seancën e radhës pritet që në gjykatë të dëgjohen dëshmitë e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb