Pas përfundimit të seancës plenare, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për gazetarët e pranishëm për shumë çështje. Ai tha se mazhoranca është e gatshme të diskutojë me opozitën për shumë tematika, duke nisur që nga ndryshimet kushtetuese për Reformën në Drejtësi, deri te ndryshimet territoriale, kërkesë kjo e opozitës.

Balla tha ndër të tjera, se ka propozuar në konferencën e kryetarëve, që të ketë më shumë komisione. Pra nga 8 komisione që janë aktualisht, të kalohet në 12, por me numër deputetësh të përfshirë më të vogël.

Ndryshimet në Reformën në Drejtësi?

Taluant Balla: Ky është një diskutim që ka vijuar në Kuvendin e Shqipërisë për më shumë se një viti. Ka qenë një rekomandim edhe i atyre që monitorojnë reformën në drejtësi, pra i partnerëve të drejtësisë. Të mos harrojmë që ka pasur një vlerësim të komisionit të Venecias për ruajtjen e barazisë në një proces, të gjithë magjistratëve që kalojnë në Veting. Në këtë këndvështrim, është rekomanduar që ashtu sikurse janë vetuar sot rreth 400 e ca prokurorë dhe gjyqtarë, edhe pjesa e mbetur të shkojë në të njëjtën test. Në vlerësimin tim do të duhen jo më shumë se 2 vite. Propozimi që kemi diskutuar me kryetarët e komisioneve është duke qenë se ndryshimet në Kushtetutë, kërkojnë rreth 2 muaj , ne të marrim kohën e nevojshme për t’i draftuar. Dua t’ju sqaroj që ekspertët ligjorë na kanë rekomanduar që këto ndryshime janë kushtetuese.

Taulant Balla: Çfarë jeni të gatshëm ti jepni Bashës politikisht për ndryshimet kushtetuese?

Taulant Balla: Unë besoj që tashmë jo vetëm ne, që kemi qenë mbështetësit kryesor të çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi. Unë besoj që edhe me rastet e djeshme, gjatë këtij viti do të tregojë që ne kemi bërë mirë si Shqipëri për të ndërmarrë këtë hap dhe mendoj që edhe PD, do të bindet se Reforma në Drejtësi duhet të shkojë përpara. Vota që PD do të japi duhet të burojë nga nevoja e një ndryshimi kursi, në lidhje me Reformën në Drejtësi. Është thënë qartë, dora jonë do të jetë e shtrirë. Le të ulemi, ne sot kemi rënë dakord në konferencë të kryetarëve të vijojmë punën për disa ndryshime të rregullores së Kuvendit. Propozimi im është që 8 komisione janë shumë pak për punën e bërë, them të kalojmë në 12 komisione. E kam më të detajuar propozimin. Kam marrë edhe dakordësinë e opozitës, në këtë këndvështrim mendoj që Kuvendi ka hyrë në normalitetin e vet dhe opozitës dua t’i them që edhe mënyra e zhvillimit të komisioneve do e bëjmë në vijim.

PS është e gatshme për të diskutuar me opozitën për ndarjen territoriale?

Taulant Balla: Kur kemi bërë reformën territoriale unë kam qenë dakord për më pak bashki në Republikën e Shqipërisë, opozita kërkon më shumë. Këto diskutime bëhen në tryezë. Nëse duan të kemi një ekip negocimi për të gjitha, apo një ekip për secilën çështje. Asnjë çështje nuk është tabu për t’u diskutuar, të gjitha kërkojnë të diskutohen. Këto janë çështje që kërkojnë shumë kohë edhe pas dakordësisë, sepse duhen kohë të shkruhen dhe procedura parlamentare. Në këtë këndvështrim mendoj që ajo që kemi thënë është se nuk kemi asnjë kusht, për t’u ulur në tryezë, pa kushte. Kur njerëzit heqin kushtet, ulen bashkë për parimet dhe qëllimi do të jetë që cila është ajo gjë që do të jetë në të mirë të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb