Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se sipas sanksioneve aktualisht të vlefshme nga 1 nëntori, Serbia nuk ka më të drejtë të importojë naftë ruse.

Gjithashtu ai deklaroi se shteti po përgatitet për një dimër të vështirë dhe se po siguron gjithçka është e nevojshme, duke shtuar se problemet shfaqen vazhdimisht.

Më tej theksoi se sot në Obrenovc shpenzohen 350 ton mazut sepse qymyri ende nuk është i thatë dhe i cilësisë së mjaftueshme, duke shtuar se në dimër do të harxhohet shtatë herë më shumë se tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb