GJENEVË, 6 mars – Sivjet, pas një mungese në evenemente kulturore me karakter ndërkombëtar, do kemi edhe librin shqip, ku do të eskpozohen pëmes autoreve dhe shtëpive botuese në tendën D457, ku do t’ju presë një shtëpi botuese me themelues Ilir Xheladinin, krijues me origjinë nga Prishtina.  Gjithashtu, do të prezantohet romani i tij i parë i përkthyer në shqip, « Midaks, merimaga kureshtare », duke ilustruar diversitetin gjuhësor të veprës së tij, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nga 6 deri më 10 mars, Palexpo do të transformohet në një qendër të letërsisë, duke shënuar fillimin e një ngjarjeje të madhe për dashamirësit e librit. Këtë vit, në mesin e 600 autorëve zviceranë dhe atyre nga e gjithë bota, në event do marrin pjesë edhe shqiptarë, ku premtohet një programim jashtëzakonisht i pasur, duke mbledhur shtëpi botuese dhe autorë për ekspozita, animacione dhe ceremoni të ndarjes së çmimeve.

Për pesë ditë, shkrimtarë që kanë fituar çmime letrare, autorë të njohur, talente premtuese, por edhe figura me prejardhje të ndryshme do të ngjiten në njëmbëdhjetë skenat e shfaqjes për të prezantuar veprat e tyre dhe për të debatuar mbi temat kryesore aktuale. Është një xhungël, ky event, me 600 të ftuar.

Të ftuar nderi të këtij edicioni janë autori dhe botuesi Joul Dicker, autorja Elisa Shua Dusapin si dhe autorja e stripit Léonie Bischoff, që do shkëmbejnë ide.

Te tenda D457 do të ju presë një shtëpi botuese me themelues Ilir Xheladinin, me origjinë nga Prishtina. Ky autor ka botuar dy romane në Francë përpara se të themelonte shtëpinë e tij botuese në Zvicër, e cila promovon autorë nga Zvicra frankofone dhe shpejt bëri emër në sektorin e librave për fëmijë me afërsisht 40 botime në tre vite, pa lënë pas dore romanet, shkruan Gjeneva Le Canton27.ch

Xheladini thekson me krenari se lidhja me vendin e lindjes mbetet e pathyeshme, pasi librat e tij marrin jetë në Xhadstudio në Prishtinë, duke përfituar nga talenti i ilustratorëve nga Kosova dhe nga Shqipëria. Jeta e Ilir Xheladinit është shumë dimensionale, nga mësimdhënës, në piktor, poet, shkrimtar, botues, koleksionues i simboleve kombëtare, organizator i panairit të librit, historian e gjeograf.

Shkrimtari nga Prishtina prej dekadash jeton në Zvicer, atje ku ka ndërtuar jetën artistike dhe letrare e ndarë në mes librash, dokumentarësh, përkthimesh dhe pikturash. Përveç si autor i disa librave, shtëpia e tij botuese boton dhe vepra të autorëve zviceranë dhe të tjerë të huaj. Këtë vit, eventi premton një programim jashtëzakonisht të pasur, duke mbledhur shtëpi botuese dhe autorë për ekspozita, animacione dhe ceremoni të ndarjes së çmimeve.

Ilir Xheladini1
Ilir Xheladini1

Teksa në qershor të këtij viti organizon edicionin e dytë të panairit të librit, librat për fëmijë mbeten të preferuarat e shkrimtarit, siç është libri me tregime “Krimbi i gjelbër” dhe “Merimanga kureshtare Midaks”. Por, një roman për të rritur i botuar në vitin 2021 ka zgjuar kureshtjen. Romani është “Udhëkryqi i fateve”, një triller me 4 personazhe interesante: fotografi, vajza, vrasësi dhe diplomatja amerikane.

Ajo çfarë e bën edhe më interesante historinë është se autori i librit për të marrë informacione rreth punës së fotografit dhe fotografisë, ka jetuar një muaj në studion e fotografit Fadil Berisha, nga ku është frymëzuar për të shkruar. Gjithashtu, do të prezantohet romani i tij i parë i përkthyer në shqip, « Midaks, merimaga kurreshtare », duke ilustruar diversitetin gjuhësor të veprës së tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb