Duke filluar nga dita e nesërme, Gjermania do të izolohet thuajse tërësisht, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Masat shtrënguese janë bërë të ditura nga Kancelarja Angela Merkel, ndërsa në një konferencë urgjente ditën e sotme, Presidenti Frank-Walter Steinmeier është shprehur se “Nga e mërkura (16.12) do të kufizohet jeta jonë publike dhe private si kurrë më parë në historinë e Republikës Federale”.

Sipas Presidentit gjerman, masat shtrënguese janë të nevojshme, për shkak të shifrave të larta të infektimeve.

“Situata është shumë serioze, mijëra të vdekur në një javë dhe një zhvillim pandemie që rrezikon të dalë nga kontrolli, nuk ja dalim dot pa marrë masa shtrënguese. Nëse përditë dhjetëra mijëra vetë infektohen dhe qindra vdesin, nëse mjekët dhe infermierët në repartet e intensivit dhe shtëpitë e kujdesit tani ndodhen në limitet e fuqive të tyre, kjo do të thotë se përpjekjet tona të deritanishme n luftën kundër pandemisë nuk mjaftojnë”, ka deklaruar Steinmeier.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb