Publikohet videoja e minutave të para pasi 11-vjeçari shqiptar Endi Dumani arrin të shpëtohet nga kampi në Siri. Videoja është regjistruar brenda një makine, ndërsa në krah të djaloshit qëndrojnë konsulli i nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe drejtori i Antiterrorit Gledis Nano që i japin lajmin e bukur: Nga nesër do kthehesh në Shqipëri, jeta jote do ndryshojë!

Mësohet se njëri prej tyre që mban edhe një maskë me logon e Policisë së Shtetit është Drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano.

Endri 11-vjeçar qesh pasi i premtohet një jetë më e mirë larg kampit famëkeq.

Kujtojmë që Dumani është kthyer në Tiranë sot nga kampi i Al-Holit duke i dhënë fund pritjes 6-vjeçare të nënës së tij dhe të afërmve. Në kapm ka mbetur motra e tij dy vite më e madhe, por vetë kryeministri Rama iu premtoi se do bëhet e pamundura që edhe Eva të kthehet.

Biseda e parë me Endri Dumanin e shpëtuar nga kampi në Siri

Marc Ghorayeb: Ti do kesh një jetë të bukur, qesh të shikojmë të qeshur.

Endri: Inshallah (qesh)

Gledis Nano: Të lumtë, shumë, shumë, mirë. Nesër do marrim avionin dhe do ikim në Shqipëri, do ndryshojë jeta jote!

Endri: Mirë

Gledis Nano: Nga nesër nuk do jesh më në kamp, por do luash me shokë,t do shkosh në shkollë

Endri: Mirë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb