Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve iu është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, të gjitha partive politike në vend dhe OSBE-ODIHR, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e cila pritet të nisë zyrtarisht ditën e nesërme.

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, KQZ i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor”, thekson KQZ.

Në shkresë, KQZ iu drejtohet partive politike, duke iu thënë se e kanë të ndaluar të përdorin burimet publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore, dhe duke i paralajmëruar se nëse nuk zbatojnë kërkesat e KQZ, do të përballen me gjoba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb