Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom konfirmoi të hënën se do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për firmën holandeze të tregtimit të gazit GasTerra duke filluar nga e marta, 31 maj.

“Gazprom Export ka njoftuar GasTerra-n për pezullimin e furnizimit me gaz nga 31 maj 2022 derisa pagesa të bëhet në përputhje me procedurën e përcaktuar me Dekretin e lartpërmendur”, thuhet në një deklaratë në kanalin Telegram të Gazprom, duke iu referuar dekretit të presidentit rus Vladimir Putin ku thuhet se pagesat për gazin duhet të bëhen në rubla.

Të hënën, kompania daneze e energjisë Ørsted dhe firma holandeze e tregtimit të gazit GasTerra paralajmëruan Rusinë që mund të mbyllte rubinetat që të martën sepse kishin refuzuar të bënin pagesa në rubla – vetëm disa javë pasi Moska bëri të njëjtën gjë me Poloninë, Bullgarinë dhe Finlandën.

Gazprom deri më tani nuk ka thënë asgjë zyrtarisht në lidhje me shkurtimin e furnizimit me gaz për Ørsted të Danimarkës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb