Festë sot për shqiptarët. Ditën e sotme shënon 15-vjetori i pavarësisë së Kosovës, ndërsa autoritetet shtetërore kanë përgatitur një axhendë me festime në kuadër të kësaj dite të shenjtë për shqiptarët.

Qeveria ditë më parë ka njoftuar për agjendën shtetërore për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Më poshtë mund të njoftoheni me agjendën shtetërore:
– Mbledhja festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës – 08:00
– Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës – 08:20
– Nderime të Monumenti i të Pagjeturve – 08:30
– Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova – 08:45
– Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi – 08:50
– Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Prekaz – 09:50
– Interpretim i Filarmonisë së Kosovës Kuvendi i Kosovës – 10:30
– Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës – 11:00
– Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë – 11:20
– Nderime te Monumenti “Heroinat” – 11:30
– Parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë dhe Policisë së Kosovës Prishtinë – 12:00
– Ndezja e 1133 qirinjve para Teatrit Kombëtar në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës – 16:15
– Pritja shtetërore nga Presidentja e Republikës së Kosovës – 17:00
– Koncerti i pavarësisë, salla 1 Tetori – 20:15.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb