Pas më shumë se 2 orë e 30 minuta ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në mbledhjen e nisur pak pas orës 18:00 Alibeaj ka propozuar që ne strukturat qendrore te mos jene individët non grata. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e jetë ku Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë. Pas ketij propozimi Kryesia vendosi qe funksionarët që jane subjekt i dekriminalizimit dhe ata qe shpallen non grata nuk do të mund të jenë anëtarë te strukturave drejtuese në PD.

-Në këtë mbledhje është ngritur Komisioni i Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

-Gjithashtu, një tjetër vendim ka të bëjë me rënien e disa kompetencave të kryetarit.

-Eshte krijuar Aleanca Qytetare për Demokracinë si organizate partnere e PD.

“Vendimi per te ndryshuar Statutin per nje nen qe ben Aleancen Qytetare si organizate partnere. Per hapjen e partise, per intelektualet, shtresen e mesme, njerezit pa parti, per ta bere PD parti te shqiptareve pa ndryshuar boshtin ideologjik por duke perfshire kedo qe do te jape komtribut dhe pa qene anetar partie! Propozim kuvendit per te marre vendim per ata qe shpallen non grata ne te srdhmen te mos kene funksione ne parti”

Nga ana tjetër, Referendumi i marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të njihet nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi ky i fundit e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si anti-statutor.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb