Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri ka rihapur dyert pas mbylljes prej pandemisë, me një ekspozitë të cilësuar si himn për Ismail Qemalin.

Katër imazhe të babait të pavarësisë, të dixhitalizuara pas një përpunimi të thellë grafik, përçojnë jetën e tij në katër momente të ndryshme.

Ato kanë fiksuar nisjen e karrierës së Ismail Qemalit në administratën osmane, kohën kur u bë guvernator province pranë Stambollit, portretin e tij si kryeministër i Shqipërisë në Vjenën e 1913-s, ndërsa imazhi i katërt, është fotografia e Vani Burdës. Edhe ajo i përket 1913-s, por është tejet e njohur, prej kur është bërë imazhi i kudogjendur në zyrat shtetërore të vendit tonë.

Imazhet e ekspozitës së COD janë pjesë e dosjeve të Drejtorisë e Përgjithshme të Arkivave. Shfaqin portretin, bustin e staturën e kryeministrit të Pavarësisë në katër etapa duke rrokur një hark kohor nga mosha 23-vjeçare më 1867 deri në atë 69-vjeçare, kur kish arritur të shpallte mëvetësinë e vendit nga Perandoria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb