Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar në lidhje me lajmet mbi raportin e SHISH për vitin 2021, ku mes të tjerash flitet edhe për spiunazhin.

Përmes një mesazhi në “Facebook” Fuga se kursen ironinë, ndërsa thekson se spiunët e vërtetë kushedi ku hanë e pinë.

Mes të tjerash Fuga kujton edhe nismën “Ballkani i Hapur” të ndërmarrë nga kryeministri Rama, Vuçiç dhe Zoran Zaev.

REAGIMI I FUGËS
Po vdes me lotë nga të qeshurit, çfarë humori sot, e shtunë!
Paskan kap thotë media një spiun, që jepte të dhëna në këmbim të një burse për çunin jashtë shtetit!
Hahahahahaha!
Nga njëra anë Ballkan i Hapur, me vende mikeeeeee, ? çfarë mikesh seeeeee, shekullore,
nga ana tjetër të rrethuar me armiq të jashtëm!
Ore vërtetë duhet rritur vigjilenca!
Ky është spiuni! Paska qenë i rrezikshëm!
Na vdiq gazit media në këtë ditë vere!
Celësi – thonë!
Uaaaaaaau, çfarë sekretesh donin aman!
Këtu të japin në dorë të gjithë targat e makinave, rrogat, numrat e telefonit, gjithçka mo, për një akullore!
Ky është si ai që e kapën nazistët dhe i thoshin : Trego!
Ai përplaste kokën në mur, dhe i thoshte vetes: A moj kokë, a, si nuk mban mend asgjë t’u tregosh këtyre!
Ky që nuk ka lekë di sekrete? A më qafsh! Hahahahahaha!
Do bursë për çunin? Na thuaj një sekret: Sa gjethe pemësh kanë rënë sot!
Spiunët e vërtetë hohoho kushedi ku hanë e pinë!
Pa pseudonime fare mooo!
Mjafton t’i shohësh në fytyrë dhe duken: Tip spiuni ky!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb