Topa të rinj ju lutem! Pas basketbollit (Vallëzimi i fundit), futbollit (Gjithçka ose asgjë), Formula 1 (Ngit për të mbijetuar) dhe unionit të regbit (Ekipi i Zelandës se Re), tenisi është sporti më i fundit që trajtohet në serine e dokumentarëve mbi këtë fushë.

“Break Point” (Pika e thyerjes), 5 episodet e para të të cilit po transmetohen këtë javë në Netflix, përshkruan përpjekjet e sfidantëve të rinj në klasifikimin e ATP, teksa përpiqen të rrëzojnë nga podiumi Rafael Nadal, Serena Uilliams dhe të mëdhenjtë e tjerë të këtij sporti gjatë vitit 2022.

Ashtu si dokumentarët “The Last Dance” dhe “Drive to Survive”, seriali përdor rrëfimet personale të redaktuara në mënyrë të shkëlqyer për të tërhequr tifozë të rinj në këtë sport. Pjesa e parë e “Break Point” ka të bëjë me turnetë “Australian Opens dhe “French Opens”,  ndërsa pjesa e dytë, që pritet të transmetohet këtë verë, do të zhvillohet në “Wimbledon” dhe “US Open”, gjithnjë nëse kjo seri ndjek të njëjtën formulë si “Drive to Survive”.

“Një mision i pamundur”, 1994

Tragjikomedia që na dha frazën e pavdekshme “A nuk më pëlqen kjo!”, e thënë nga trajneri i kombëtares së Anglisë Graham Tejlor pas dështimit për t’u kualifikuar për në botërorin e vitit 1994. Tejlor pranoi që ta bënte dokumentarin, përpara se të vendosej fati i ekipit të tij.

Në kohën kur arbitri nuk nxori me karton të kuq mbrojtësin holandez Ronald Kuman në një ndeshje jetike si ajo, mori fund çdo lloj vetëpërmbajtje. Tejlor drejtoi gishtin nga anësoridhe tha: ”Arbitri sapo më ka shkarkuar nga detyra. Faleminderit për këtë, apo jo?”.

“Kur ne ishim mbretër”, 1996

Duke ri-treguar ndeshjen epike të boksit vitit 1974 midis Muhamed Ali dhe Xhorxh Foreman, ky film fitues i çmimit Oskar i ka të gjitha:konstrastet e mëdha midis karizmatikut Ali dhe një Foreman të heshtur, para publikut të zjarrtë në Mobutu të Zaires, dhe nën rritmet e muzikëslive nga Xhejms Braun dhe B.B King, dhe komentet dinamike të Xhorxh Plimpton, Spajk Lidhe Norman Mailerit. Plimpton e ngre një ndeshje të jashtëzakonshme në nivele të mbinatyrshme, duke gulçuar ”Demoni e mbërtheu!”,teksa rrjedha e ndeshjes po kthehejkundër Foreman.

“Të jetosh me Luanët”, 1999

Rrëfimi bruto i turneut fitimtar të Luanëve Britanikë dhe Irlandezë në kampionatin botëror të regbit Afrikën e Jugut në vitin 1997, i përket një epoke kur qasja në media ishte shumë e lirshme. Fjalimet parandeshjes janë tronditëse. Trajneri Ian Mekgihan shkëmben një gotë uiski me Sajmon Shou i veshur si Fredi Merkuri. “Ai dokumentar pati një ndikim të madh tek unë. Më bëri të dashurohesha me regbin”- thotë Paul O’Konel, që ishte kapiteni i ekipit anglez në vitin 2009.

“Zjarri në Babiloni”, 2010

Evolucioni i ekipit të bejsbollit Inditë Perëndimore në SHBA gjatë viteve të 1970, është subjekti i filmit dokumentar të Stiven Rajlit. Kapiteni i kësaj skuadre, Klajv Lloid, e organizon sulmin me ritëm, dhe në bashkëpunim me goditjen e famshme të Viv Riçards, do të sillte një periudhë dominimi të ekipit të tij deri në vitet 1980. Rajli paraqet intervistën famëkeqe në të cilën kapiteni i Inglend, Toni Greig, kur u pyet për Inditë Perëndimore, tha: “Unë kam ndërmend…që t’i bëj ata të hanë dhe!”. Ai u pendua për atë deklaratë.

“Sena”, 2010

Filmi i Asif Kapadias mbi ish-pilotin e Formula 1 Ajrton Sena, lindi një nën–zhanër dokumentarësh, ku shmangen komentet nga figurat më të rëndësishme të kohës dhe vëmendja përqendrohet më shumë tek pamjet origjinale të garave të tij. Është një mënyrë e fuqishme dhe origjinale për të rrëfyer historinë e të riut brazilian që e fitoi 3 herë kampionatin botëror të F1, dhe që vdiq kur makina e tij u përplas me një mur gjatë Çmimit të Madh të San Marinos në vitin 1994.

“Ikarus”, 2017

Dy filma të jashtëzakonshëm dokumentarë. Në të parin, regjisori Brajan Fogel investigon çështjen e përdorimit të dopingut në një garë çiklizmi amatore, duke rekrutuar shkencëtarin rus Grigori Rodçenkov për ta ndihmuar atë të marrë droga të ndaluara por pa dalë pozitiv në teste.

Në këtë mënyrë ai zbulon një histori shumë më të madhe dhe më të bujshme, pasi Rodçenkov zbulon se mbikëqyr një program dopingu të sponsorizuar nga shteti në Rusi. Është një thriller që flet hapur mbi gjërat që përmbajnë kërcënime me vdekje dhe pasoja të tjera të rënda. Denoncimi i guximshëm i Rodçenkov ishte i rëndësishëm në ndalimin e sportistëve rusë nga Lojërat Olimpike Verore të vitit 2016 dhe Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-ës.

“Vetëm”, 2018

Në qershorin e vitit 2017, Aleks Honold tentoi ngjitjen e parë ‘free solo” (i pa shoqëruar dhe pa asnjë pajisje) në El Capitan, një shkëmb 2300 metra graniti i lartë në Parkun Kombëtar Josemit në SHBA. Një gabimi vetëm do t’i shkaktonte vdekjen e sigurt. Edhe nëse e dini që në fillim që Honold pati sukses në atë nismë, filmi dokumentar fitues i çmimit Oskar është shumë emocionues dhe plot tension.

Ekipi i Brohoritëseve 2020-2022

Kërkojmë ndjesë për mungesën e grave të sportit në këtë listë. Arsyeja e thjeshtë është se për to nuk ka shumë dokumentarë vërtet të mrekullueshëm për to. Shpresojmë që kjo të ndryshojë, duke pasur parasysh rritjen e madhe të futbollit të femrave, regbit dhe kriketit në veçanti.

Deri atëhere mund të ndiqni historinë emocionuese të ekipit brohoritës “Bulldogs” të Kolegjit Navarro nga Korsika, Teksas. Të trajnuara nga një grua frymëzuese në Monica Aldama, vajzat kalojnë një sërë sfidash për t’u bërë ekipi më i mirë, në atë që është shndërruar në një sport miliarda dollarësh.

“Vallëzimi i fundit”, 2020

Është seriali që vendosi standartin për dokumentarët sportiv të “Netflix”. Në të kemi një përshkrim shumë interesant të sezonit të fundit të basketbollistit të famshëm amerikan Majkëll Xhordan me ekipin e viteve 1990, Chicago Bulls, disa herë fitues i kampionatit NBA. Edhe fillestarët në këtë sport ishin të magjepsur nga saga e Skoit  Pajpen, Denis Rodman dhe Xhordan, konkurrenca midis të cilëve ishte aq ekstreme saqë ai sajonte grindje me lojtarët kundërshtarë për të motivuar veten.

“McEnroe”, 2022

Një portret i Xhon Mekenro,të cilit i mungon servilizmi që shihet tek shumë dokumentarë sportivë. Ka shumë vlerësime, disa prej tyre nga vetë protagonisti, jo për modestinë e rreme, por që është e zbutur nga vetëdije për të metat e tij. “Unë jam lojtari më i madh që ka luajtur ndonjëherë në këtë sport” -thotë ai për kulmin e tij në mesin e viteve 1980.

“Pse nuk dukej kaq e jashtëzakonshme?”- pyet ai. Kjo dhe zemërimi i tij famëkeq janë të lidhura me babain e frikshëm të lojtarit. Në mesin e të intervistuarve për këtë dokumentar përfshihen Bjorn Borg, daljen në pension të parakohshëm të të cilit Mekenro e quan një “tragjedi absolute”, por edhe gruas së tij të dytë, Pati Smith, e cila mendon se ai ka spektrin autik. Megjithatë, ka vetëm një yll, dhe ai është i sinqertë, mendjemprehtë dhe jashtëzakonisht i pëlqyeshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: