28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Kosovë, ndërkohë që më e reja në moshë është një 26-vjeçare. Kjo e fundit ishte nga Vitia, ndërsa pak ditë më parë kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.

Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50-vjeçare nga Gjakova. Ndërsa, 6 viktima, 4 burra dhe 2 gra janë të moshës 50-59 vjeçare.

2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina. 8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia, 1 nga Podujeva, 1 nga Gjakova, 1 nga Kllokoti, 1 nga Fushë Kosova dhe 1 nga Istogu. 7 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 1 nga viktimat është nga Mitrovica, 1 nga Ferizaj, 1 nga Istogu, 1 nga Rahoveci, 1 nga Vushtrria, 1 nga Hani i Elezit dhe 1 nga Fushë Kosova.

5 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 viktimë është nga Deçani, 1 nga Gllogoci, 1 nga Gjilani, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Peja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: