Historia e dashurisë se këngëtares Fifi dhe Adis Patushit ishte një nga temat më të diskutuara kohët e fundit në mediat rozë.

Edhe pse ata e kanë pranuar lidhjen, detaje nuk kanë treguar aspak. Por një mik i përbashkët duket se është bërë shkesë për këtë lidhje dhe ai është ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysa.

Kledi 1
Kledi 1

I ftuar në “Shqipëria Live”, Kledi ka rrëfyer disa detaje nga jeta e çiftit.

“Unë para 6 javësh jam kthyer në Austri, isha vetëm dy javë. Në atë kohë kam biseduar me ish të dashurën tim dhe janë sqaruar, biseduar gjërat dhe tani jam free (beqar). Unë kam qenë 6 vite i lidhur dhe nuk është se njeriu ndahet dhe e harron menjëherë erën e ishit. Ndarja është gjithmonë e dhimbshme. Dua kohën time. Nuk ka pas një moment, sepse unë kam qëndruar. Siç thashë para 6 javësh kemi diskutuar”, u shreh ai për jetën e tij private.

Për Fifin dhe Adisin ai u shpreh: Unë ndihem shumë mirë dhe them seriozisht kjo është diçka shumë e bukur. Unë thjesht i kam prezantuar pasta ajo çfarë ndodhi është diçka tjetër.

Po aludohet për një shtatzëni të mundshme, çfarë ke dëgjuar?

Ata ndihen shumë mirë, ndihen shumë të lumtur. Adisin e shikoj shumë mirë, sepse me Adisin jam rritur. Kur e shikoj Adisin mirë dmth që vërtet është diçka e bukur. Nuk është fake. Atë (shtatzëninë) nuk e di.

Mami Babi Adis Fifi
Mami Babi Adis Fifi

Si u lidhën?

Ne ishim grup me çunat dhe erdhi edhe Adisi dhe pastaj unë erdha në Austri dhe kur jam kthyer kam parë lajmet që janë lidhur. Sepse ata e mbajtën sekret nuk ma thanë. Nuk e dija (nëse do lidheshin) sepse edhe nga ana e Fifit nuk e dija nëse ishte gati për lidhje. Nuk e prisja as nga Adisi as nga Fifi. Fifi e ka thënë edhe live që do më bëjë dhuratë si “shkese” që jam.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: