Izet Haxhia ka dhënë sot shpjegime në gjykatën e Tiranës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Haxhia ka folur për njohjen me Azem Hajdarin, marrëdhëniet e tij me Sali Berishën.

Mësohet se ai ka përfunduar shpjegimet deri në vitin 1997 dhe do rifillojë seancën e radhës të enjten pjesën tjetër të shpjegimit.

Në 2006-n, Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb