Në një intervistë për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa kryetari Erion Veliaj foli për organizimet e natës së Vitit të Ri në kryeqytet duke ndarë dhe momente nga fëmijëria dhe raporti me djalin.
“Nuk i kam kaluar mirë festat e fundvitit. Mbaj mend kur vdiq Enver Hoxha në 85-sën, dy prindërit e mi ishin ushtarak dhe u shpall ajo që quhem gjendje gadishmëri, paranoja që do pushtohemi . Duke qenë se të dy prindërit ishin ushtarak mbaj mend që njëri detyrimisht do shkonte me shërbim. Mbaj mend që në datat 31, 1, 2 im atë ishte gjithmonë në shërbim. Nga fëmijëria kam shumë kujtime të bukura por festat e fundvitit nuk janë një prej tyre. Mbaj mend nga mosha 5 vjeç deri 10 nuk e gëzonim Vitin e Ri ose e gëzonim në datën 3.
Tani deri në 12 në shtëpi e më pas në shesh. Edhe këtë vit kemi spektaklin e fishekzjarreve të organizuar nga bashkia. Madje djali im kur e pyesin e di se unë punoj si hedhës fishekzjarresh. Koncerti këtë herë fillon më herët pasi ka turistë që rrinë jashtë, konsumojmë ushqim, shijojnë muzikën”- tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb