Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, iu drejtohet të gjithë maturantëve, duke iu kërkuar të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, nëse nuk janë regjistruar ende në një program studimi.

Në një postim në ‘Facebook’, ministrja kujton se 14 tetori  është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake.

Mesazhi i Xhaçkës:

I dashur maturant,
Nëse ende nuk je regjistruar në një program studimi, bëhu pjesë e Forcave të Armatosura. 14 tetori është afati i fundit për këdo që do të nisë studimet bachelor në AFA, në shkencat ushtarake.
1. Pagesë mujore ndihmuese për cdo student gjatë periudhës së studimeve në AFA.
2. Akomodim dhe ushqim falaspër tre vitet e studimit.
3. Tarifë studimi zero lekë në vit.
4. Punësim i sigurtë pas përfundimit të studimeve.
#Arsimohu në FA??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb