Ka filluar tashmë prej orës 16:00 mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë për situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, mbledhja e Këshillit të Sigurisë  zhvillohet online, ndërsa të pranishëm, ndonëse virtualisht, janë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci, kryeministri Edi Rama, edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po ashtu, pjesë e kësaj tryeze do të jenë edhe ministri Arben Ahmetaj, Sander Lleshaj, Olta Xhacka, Ogerta Manastirliu, Etilda Gjonaj si dhe Anila Denaj.

“BalkanWeb” ka mësuar se si temë diskutimi në këtë tryezë do të jenë masat e marra deri më tani nga autoritetet qeverisëse, paketa e dytë financiare, ndryshimet në Kodin Penal, si dhe skenarët e përballimit e rimëkëmbjes ekonomike.

Në mbledhjen e parë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishin të pranishëm në diskutim kreu i opozitës, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe ministrat më të rëndësishëm të kabinetit qeveritar. Ndërkohë, nuk bëhet ende e ditur se në çfarë orë do të mbahet mbledhja e nesërme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: