Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur ditën me një video-konferencë më kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
Ky i fundit në një status në ‘’twitter’’ konfirmon bisedën edhe me një foto duke theksuar se bashkë me Ramën në cilësinë e kryeministrit dhe kryetarit të zyrës së OSBE kanë biseduar për pandeminë e COVID-19, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Po ashtu Kurz ka ripërsëritur mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në integrimin europian të vendit. Sa i përket pandemisë kujtojmë se Austria i është rikthyer një Lock-Doën të dytë kurse Shqipëria vendosur vetëm disa masa kufizuese.
STATUSI NGA SEBASTIAN KURZ
Sapo pata një videokonferencë të mirë me # Kryeministrin e Shqipërisë dhe Kryetarin e Zyrës së #OSCE Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër # terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë # COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në # BE.
I just had a good videoconference with #Albania’s Prime Minister and #OSCE Chairperson-in-Office @ediramaal on the joint fight against #terrorism & extremism, the #COVID19 pandemic and our support for Albania’s #EU accession process. pic.twitter.com/ZPGzgWuGqK
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) November 16, 2020
(BalkanWeb)