Dashamirësve të futbollit shpesh iu pëlqen që idhujve të tyre t’ju thërrasin me pseudonimet dhe jo në emër pasi në këtë mënyra ka gjasa që të jenë më të njohur. Më poshtë do ju sjellim disa prej tyre por të ndarë në një kategori, futbollistë që për pseudonime kanë kafshët, dhe në futboll “ka” jo pak prej tyre.

 

milan

 

Mes tyre edhe ish-ylli i Milanit, që ka luajtur edhe me Romën, Juventusin e Realin e Madridit: Emerson. Braziliani mbiquhej “puma”, për shkak të vrapimeve të pandalshme dhe këmbënguljes që shfaqte në fushë.

 

munteanu-300x246

 

Cătălin Munteanu ka qenë një nga futbollistët rumunë, që eksperiencën më të madhe e siguroi në Spanjë. Munteanu nuk ka mundur t’ia heqë vetes pseudonimin “Cap de Zmeu” (koka e dragoit), për shkak të përmasave të ekzagjeruara të kokës së tij në krahasim me përmasat trupore.

 

roma

 

Shumëkush e kujton me siguri ish-sulmuesin e Romës, Julio Baptista, i mbiquajtur edhe “bisha”, për shkak të fizikut të tij të jashtëzakonshëm.

 

erik

 

Erik Mykland, mesfushor i lindur në 1971-shin, gjithnjë është njohur si “Muggen” (mushkonja), aq sa u detyrua që të festonte me krahët që lëviznin si mushkonjë sa herë që shënonte gol.

 

cingo

 

Një futbollist i paharrueshëm për kontributin e tij, edhe pse u tërhoq shumë shpejt nga futbolli, ishte edhe “Cigno” i Utrechtit. Sigurisht që flitet për legjendën e kuqezinjve të Milanit dhe të futbollit në përgjithësi, Marco Van Basten, sulmuesi simbol i Milanit të famshëm të holandezëve. Pseudonimi “Mjellma” iu vu për shkak të stilit fisnik dhe të rafinuar të lojës, me të cilin Van Basten magjepsi botën e futbollit.

 

dinozauri

 

Një tjetër sulmues shtatlartë, Jan Koller u mbiquajt “dinozauri”, për shkak të zhvillimit trupor që në kohën e kategorive të të rinjve. “Edhe kur luaja në kampionate të huaja, gjithnjë ka pasur një futbollist tjetër çek që më thërriste me këtë pseudonim. Më mbeti gjatë të gjithë karrierës sime”, kujton sulmuesi i Republikës Çeke.

 

pati

 

Një tjetër ish-futbollist i Milanit përfshihet në këtë listë: Alexandre Pato. Pseudonimi “il Papero” (Rosaku) vjen si pasojë e qytetit të tij të lindjes, Pato Branco, që në italisht do të thotë “rosak i bardhë”.

 

napoli

 

“El Toro” (Demi) është pseudonimi i Hugo Campagnaros, ish-mbrojtësit të Napolit, Interit dhe Pescarës. Ai është mbiquajtur kështu për shkak të karakteristikave teknike të forcës, vrapimit dhe energjisë së pashtershme, pikërisht si të ishte një kafshë.

 

int

 

Dragoje Leković, portieri malazez i ish-Jugosllavisë së viteve ‘90, është mbiquajtur “Jegulja” (ngjala) që nga fillimi i karrierës së tij, pasi ishte shumë i gjatë dhe i hollë.

 

juve

 

E nëse përmendet Marcelo Zalayaeta, askush nuk mund ta ketë harruar. Ish-sulmuesi i Napolit dhe Juventusit është mbiquajtur “El Panteròn” (pantera), për shkak të ngjashmërisë në pamje dhe në stil me një panterë.

 

benf

 

Një tjetër pseudonim, që mund të duket edhe si ofendim, ka qenë ai i António Simões, lojtar yll i Benfikës së viteve ’60-’70. Ai mbiquhej “Rato Mickey”, apo “topolino” për arsye krejtësisht të ndryshme: ishte shumë i vogël në shtat, por tepër energjik.

 

maxi

 

Në fund, “pula nga veza e artë”. Bëhet fjalë për pseudonimin e Maxi Lopez, që e ka marrë gjatë kohës që luante në Argjentinë, për shkak të golave të shumtë të shënuar në kampionatin vendas.

 

tgjith

 

Kaq sa i përket pseudonimeve “kafshërore” të futbollistëve, por ato që do të mbahen përjetësisht mend janë pikërisht “El Pibe de Oro” për Maradonën, “O Rey” për Pelè, apo edhe “O Ney” për yllin brazilian të ditëve të sotme Neymar, sikurse edhe “La Pulce” (pleshti) i Lionel Messit. Një katërshe futbollistësh, që nëse do të ekzistonte mundësia të luanin të gjithë së bashku në një ekip futbolli, zor se do të kishte “autobus alla Mourinho” që do t’i ndalte të shënonin.

 

(e.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb