“Corriere dello Sport” ka përzgjedhur një personazh të veçante për ti bërë jehonë stadiumit të ri në Shqipëri, sfidës kundër Francës dhe sigurisht për të folur mbi disa detaje nga karriera e tij te Lazio, bëhet fjalë për Tomas Strakosha. Strakosha është një emër i rëndësishëm i futbollit kuqezi, ashtu si i ati vite më parë, Strakosha ka fatin të mbroj portën e përfaqësueses në impiantin më të ri në kryeqytet:

Strakosha
Strakosha

“Presim kampionët e Francës. Të luash ndaj një skuadre kaq të fortë do të thotë të testosh veten, dhe përpiqesh të bësh një performancë të shkëlqyer. Një tjetër motivim është edhe inaugurimi i stadiumit. I bukur, modern, dhe i sapo rinovuar. Maksimumi për një lojtar futbolli. Dhe kur mendoj se im atë ka luajtur në stadium e vjetër, përjetoj një emocion të veçantë”.

Strakosha2
Strakosha2

Nga zhgënjimet tek momentet më të veçante në këto vite te Lazio, Straksoah ndalet tek detajet: “Që kur kam nisur të luaj te Lacio, kam pasur 3 zhgënjime. E para, humbja me Juven në finalen e Kupës. Më tej, disfata ndaj Salcburgut në Europa Ligë, por kryesore është lënia jashtë Champions-it në 20 maj, në humbjen ndaj Interit. Erdha nga një javë “ferri”, pas një dëmtimi në shpinë. Nuk duhej të luaja në teori, kisha frikë se nuk ndihmoja dot ekipin. Shtrëngova dhëmbët dhe luajta. Por ai shok, ishte ndjesia më e keqe në karrierë”. Pritja më e bukur? Penalltia që i kam pritur Dibalës në “Alianz Stadium”, veçanërisht për domethënien që kishte për atë moment të ndeshjes, në minutën e fundit. Nuk kishim fituar në Torino prej 15 vitesh.

Strakiosha3
Strakiosha3

Në intervistën e tij, Strakosha pranon se ka qenë i paragjykuar nga fakti që drejtor sportiv ishte Igli Tare: “Kur më thonë se luaj te Lacio vetëm sepse edhe drejtori Tare është shqiptar, mendoj me vete: ‘Më mirë të më kritikojnë mua, sesa të gjithë ekipin’. Janë gjithmonë paragjykime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb