Triumfi në Wembley duket një kujtim i largët. Tetë muaj më parë, tifozët në të gjithë botën shijuan suksesin e Italisë, ishin ata kampionët e Evropës, për tifozët “azzurr” banda e Mancini ishin heronj kombëtarë. Suksesi ishte shumë i madh dhe i papritur, i arritur me shifra rekord, por ja që 24 marsi 2022 i rezervojë një surprizë të hidhur, një eliminim me turp nga kualifikueset e Botërorit që i dërgon të gjithë protagonistët në “ferr”.

Të humbasësh mundësin për të shkuar në Katar, në këtë formë, brenda në Palermo përballë një kundërshtari modest si Maqedonia e Veriut është shumë e rëndë, e papranueshme nga i gjithë opinioni në Itali. Fill pas suksesit në “Euro2020” ekipi i Mancinit nuk ishte më i njëjti, u ndal nga ekipi si Bullgaria dhe Irlanda e Veriut, pikërisht përballë këtyre ekipeve Italia e humbi shansin për të shkuar në Botëror.

Problemi më i madh i këtij ekipi është njeriu gol, dikë që Mancini nuk e gjeti kurrë. Immobile nuk shënon që nga faze e grupeve në “Euro2020”, “azzurrët” e fundit që kanë arritur të shënojnë janë lojtarë si Lorenzo Pellegrini, Barella, Berardi etij, asnjë prej tyre sulmues tipik. Në Itali tani ka nisur një diskutim i gjerë, a duhet Mancini të vijojë të drejtojë përfaqësuesen, ka një kontratë deri në 2026, por ky eliminim, lënia jashtë e Italisë nga Botërori rëndon shumë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: