Në kuadër të planit operacional “ROADPOL MARS 2021”, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, policia ka gjobitur disa shoferë që thyejnë rregullat.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se kontrollet gjatë ditës së djeshme janë përqendruar në qarkun Shkodër, ku nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë vendosur 93 masa për parakalime të gabuara, 28 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 61 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 49 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 11 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

“Plani operacional do të vijojë përgjatë gjithë muajit mars, në të gjithë vendin, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugët me risk për ngjarje.
Duke e vlerësuar si mjaft efikas rolin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në rrugë i ftojmë ata që të gjitha shqetësimet dhe shkeljet e konstatuara t’i adresojnë në kohë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes dhe durim maksimal në zonat me trafik të renduar, pasi në të kundërt do të jenë subjekt i sanksioneve ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.
#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb