Arsenal njoftoi sot se Arsene Wenger i ka komunikuar klubit se do të ndërpresë marrëdhënien 22-vjeçare në fund të sezonit. Francezi pas një pune kolosale ndër vite me londinezët, mendohet se e mori këtë vendim si rrjedhojë e pakënaqësive që tifozët kanë patur sezonet e fundit.

Por çfarë do të ndodhë me Wenger nga muaji qershor?

Mediat angleze raportojnë se fillimisht francezi do të punojë si opnionist në ‘BeIN Sports’ gjatë Botërorit. Duke parë dëshirën dhe aftësitë e tij hidhet poshtë kategorisht mundësia që më pas ai të tërhiqet nga bota e trajningut.

Për Wenger ndër vite të interesuara kanë qenë edhe shumë kombëtare, duke filluar nga Anglia e deri te Franca. Gjithsesi në momentin që flasim asnjëra nuk ka në plan të ndërrojë trajner.

4B5BAE1000000578-5638419-image-a-5_1524226489429

Po cilin ekip mund të drejtojë Arsene pas Botërorit?

“Daily Mail” shkruan se opsioni më i mundshëm është Paris SG. Tekniku francez për 5 vite radhazi ka qenë objektiv i kryeqytetasve, por sheiku i Katarit nuk e ka bindur kurrë gjatë kësaj kohe të heqë dorë nga Arsenali.

Me marrëdhëniet e mira që Wenger ka me Al-Khelaiffi-n mendohet se vera e 2018 do të jetë momenti i duhur. Një arsye tjetër përse Wenger mund të nënshkruajë me Paris Sh është se Unai Emery është në prag shkarkimi. Ndonëse jo zyrtrarisht, spanjolli në fund të sezonit do të ndahet me francezët.

emery

Nuk mund të jetë aspak befasi nëse Wenger i cili do të largohet nga Arsenal pas 22 vitesh të marrë drejtimin e Real Madrid, pavarësisht se me Zidan në atë post gjasat nuk janë të mëdha.

“Galaktikët” kanë tentuar më shumë se dy herë të bindin francezin, por janë përplasur gjithmonë me historinë e tij.

Çdo klub që kërkon të ketë Wenger në pankinën e tij duhet t’i ofrojë një rrogë më shumë se 8 mln stërlina, pasi do të jetë e vështirë që tekniku të pranojë më pak se ajo çfarë merrte nga Arsenal. I vetmi përjashtim mund të jetë një mundësi e ardhur nga “Seria A”, pasi Italia është vendi që Wenger e pëlqen shumë pasi aty kalon pushimet e çdo viti.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb