TIRANE- Që prej dy ditësh moderatorja e njohur Viola Spiro është vënë në qendër të vëmendjes si në Shqipëri ashtu edhe në Itali për shkak të arrestimit të të dashurit Valentin Selaj, i cilësuar si bos kokaine, e që u arrestua pak ditë më parë në një aksion të gjerë policor ku u përfshinë dy shtete, Italia dhe Holanda.

E ndërsa gazeta italiane “La Nazione” e cilësonte të dashurin e saj “Zot të drogës” që siguronte kokainën nga Amerika dhe e sillte në Holandë e Itali, ky i fundit është parë shpesh në udhëtime luksoze bashkë me Violën.

Madje vetë ajo ka postuar foto në rrjetin social Instagram, edhe jo në të gjitha rastet me Valentinin.

Ajo ka qënë në disa vende tepër mahnitëse. Në Zvicër shihet mes maleve me borë, në pishina të ngrohta. Por nuk kanë munguar as udhëtime në Paris, Santorini, Venecia etj.
viola-7

viola-6

viola-5

viola-4

viola-3

viola-2-capri

viola-1

vio-2

vio

viola-me-te-dasshurin
Mediat italiane e cilësojnë vajzën e ekranit shqiptar, si mbulesë perfekte për njerëz që merren me aktivitete të paligjshme,

“Ajo nuk ka asnjë faj. Përveç se është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë.

Viola është një nga femrat më të famshme dhe më të pëlqyera në Shqipëri. E shohim shpesh në kopertina, bën rolin e aktores, modeles, prezantueses. Me pak fjalë një mbretëreshë mode që ishte mësuar me jetën e bukur, pa e kuptuar që i dashuri i saj shqiptar ishte një nga gjashtë të arrestuarit për kapjen e të cilit u vë në lëvizje gjysma e policisë së Europës.

Ajo është gjithnjë e ndjekur nga paparacët e preferuara e ekraneve, e dëshiruara e meshkujve, por jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për sete fotografike.

Sa për operacionin, ajo s’ka të bëjë fare, por një ditë pas operacionit të policisë ku iu arrestua i dashuri postoi në rrjetet sociale ku ndiqet nga miliona njerëz, dy imazhe të trishtuara. Që nga ai moment ajo nuk buzëqesh më”,- shkuhej në një artikull të La Nazione.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb