Sokol Balla është një nga figurat shqiptare që ka udhëtuar më shumë në shtete të njohura dhe të panjohura  të botës.

Në emisionin Fitstation të Çenkuela Hasës në News24 gazetari ka folur për pasionin e tij për udhëtimet duke sjellë në memorie dhe udhëtimin e tij të parë.

“Kam vizituar vende që njihen dhe vende që akoma nuk njihen si vende, por duke i përfshirë të gjitha bashkë duhet të jenë diku te 114 shtete të ndryshme të botës dhe kontinente të ndryshme. Udhëtimet janë përvojat më të bukura njerëzore pas lindjeve të fëmijëve, fëmijët janë eksperiencat më të forta. Udhëtimin e parë e kam bërë në Prag në qershor të vitit 1993 për një seminar trajnues, sapo kisha mbushur 20 vjeç, por si është puna e atij personit që kudo ku udhëton nuk ndahet dot nga profesioni i tij. Foton time të parë e kam bërë nga sheshi qëndror i Pragës aty ku në 68-tën një protestues dogji veten në protestë ndaj pushtimit Sovjektik, dhe fotoja ime e parë  jashtë shteti është pikërisht në këtë shesh.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb