Kandidati i PS për deputet, Spartak Braho ka treguar për herë të parë një kritikë që i ka bërë kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i të majtëve, për termin ‘Rilindja’.

I ftuar në ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’, Braho tha se i kishte dhënë Ramës që periudha e Rilindjes kishte nisur që në shekullin e XIX, me rilindasit shqiptarë, Naim, Avdul apo Sami Frashëri.

Mes të tjerash ai tha se çështja e përdorimit të të dhënave personale të qytetarëve në zgjedhje duhet të hetohet nga prokuroria.

“Kjo ka qenë, termi është i ri. Kur kemi drejtuar partinë tonë, ne e dinim në çdo pallat se si votohej. Tani meqë kemi hyrë me vrull në periudhën e digjitalizimit, janë mbajtur të gjitha shënim. Skam dijeni konkretisht. Ajo që duhet sqaruar, është më se e dobishme. Duhet të heqin mllefet. Nëse ka shkelje, duhet të përgjigjen. Prokuroria duhet ta hetojë. Kam përshtypjen se termi ‘Rilindje’ që përdori Rama ka të bëjë me një filozofi të re, që kërkonte të fuste tek modernizmi i të majtës. Rilindje nuk do të thotë ndryshim strukturash, emrash, por është filozofi. Se kam parë me shqetësim përdorimin e këtij termi, por ka pasur raste që ka krijuar dhe pakënaqësi, pasi mjaft militant me emër të PS janë spostuar, janë lënë mënjanë. Rama ka një filozofi të tijën të drejtimit. Për mua s’ka përbërë shqetësim. I kam bërë vetëm një vërejtje kur ka qenë rast; Rilindja nuk fillon në 2015, por në shekullin e XIX. Me Sami, Naim Frashërin, me rilindasit tanë. I thashë; Ke shkuar ndonjëherë në Frashër?! Ik njëherë atje.”, tha Braho.

Po ashtu, Braho u pyet edhe në lidhje me faktin se çfarë mbante brenda çantës së zezë, aq shumë të përfolur.

“Ajo çanta e zezë është simbol. S’kam më nevojë për çanta, janë të tëra në USB-ra, janë sofistikuar mjetet e konservimit të të dhënave. Kam kryer disa funksione. Kam qenë gazetar. Kemi qenë bashkë në një fakultet. Jeta më ka lidhur me mjaft gjëra, ngjarje, që i kam skeduar në mëndje. Shquhem për një memorie të shëndoshë. Kjo është çanta ime. Një pjesë të tyre i kam hedhur, ato me natyrë politike, merr qëllim të caktuar, ku dallojnë të dhënat që lidhet me aktivitetin armiqësor të Sali Berishës. Do të vazhdoj të shkruaj. Ai do përmendur, pasi është nëna e të gjitha të këqijave.”, theksoi ai. Duke u ndalur tek fushata, Braho, i cili renditet i 28-ti në listën e PS-së për Tiranën tha se ishte optimist.
“Edhe nuk lexohet fushata. Ka entuziazëm. Kuptohet që kjo fushatë është eksperiment, për të verifikuar ligjin elektoral. S’dua që të jem euforik. Por mbështetje kam. Votuesit duhet të shohin gjithmonë që në Shqipëri lind dielli dhe këtë e lidh me faktin se PS duhet mbështetur edhe këtë mandat. Ka nisur ca punë të mira. Kishte dhe defekte.”, përfundoi Braho.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb