Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24 ka mbledhur momentet më pikante të politikës për gjatë kësaj jave.

Përveç akuzave e debateve të shumta, java është shoqëruar edhe çaste që na bëjnë për të qeshur.

https://youtu.be/4yjGf5Ke0B8

Një prej tyre është poezia që deputeti i PS, Pjerin Ndreu, u këndon të rinjve e të rejave në Lezhë që lanë pa fjalë kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse në mungesë të opozitës, mjaftojnë në Kuvend ata të mazhorancës për të shkëputur disa momente humoristike.

Rama e Majko që rrinë të menduar, apo dhe Tom Doshi me Erjon Braçen që dalin të qeshur prej derës së Parlamentit.

Po ashtu vlen të përmendet dhe kur kryeministri ndërpret fjalën pas lehjeve të vazhdueshme të një qeni gjatë fjalimit të tij tek shkolla “Sami Frashëri”.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb