Debati i parë i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishte i zjarrtë nga fillimi deri në fund.

Presidenti Donald Trump dhe i nominuari për president i partisë demokratike, Joe Biden sulmuan njëri-tjetrin për më shumë se 90 minuta ndërsa moderatori, Chris Wallace punoi për të bërë që të dy kandidatët, sidomos Trump, të ndiqte rregullat e debatit për të cilat ishin pajtuar kandidatët, raporton foxnews.

Biseda ndryshonte nga kriza e coronavirusit, vendi i lirë në Gjykatën Supreme deri te kujdesi shëndetësor.

Nuk është e qartë se çfarë përfundimi kanë nxjerrë votuesit nga debati, edhe pse te dyja palët synonin votuesit që nuk kanë vendosur se kë do ta votojnë më 3 nëntor.

Këtu janë pesë momentet kryesore nga debati i parë presidencial.

1. Biden dhe Trump përplasen se kush e kontrollon Partinë Demokratike
Gjatë temës së Gjykatës Supreme, diskutimi u kthye në kujdesin shëndetësor gjersa Trumpi filloi ta sulmonte Bidenin duke thënë se do të ishte përgjegjës për mbështetjen që e morri nga Bernie Sanders dhe aprovimin e politikës – “Kujdes mjekësor për të gjithë”.

Në atë që ishte e para nga shumë përplasje shpërthyese midis dyshes, Biden pohoi se “Tani unë jam Partia Demokratike. Platforma e Partisë Demokratike është ajo që unë në fakt aprovova”.

Kjo ishte një nga deklaratat më të forta nga Bideni deri më tani duke u distancuar nga politikanët me bindje të majtë. Trump vazhdoj ta godiste këtë pikë gjatë gjithë debatit.

2. Wallace u kujton kandidatëve kush është moderatori
Gjatë kalimit midis temës së parë të debatit në të dytë, Trump kundërshtoi Wallacen për disa sekonda ndërsa moderatori u përpoq të bënte pyetjen e tij.

Wallace përfundimisht ngriti zërin për të thënë, “Unë jam moderatori i këtij debati”.

Trump dhe Biden biseduan vazhdimisht me njëri-tjetrin gjatë gjithë debatit, duke e detyruar Wallacen në një moment të reagojë, “Zotërinj, a e kuptoni se po flisni të dy në të njëjtën kohë?”

Vetëm disa minuta më vonë ndërsa Trump po jepte një përgjigje gjatë periudhës së tij dy-minutëshe të pandërprerë, Biden u përpoq të zhurmonte dhe Wallace u përgjigj duke i kujtuar Bidenit se koha ishte e Trumpit. Wallace ka vazhduar të qortojë të dy kandidatët në mënyrë të përsëritur.

3. Biden humbi mbështetjen e të majtëve
Biden po diskutonte planin e tij të kujdesit shëndetësor, duke theksuar se demokratët po e sulmonin atë për faktin se nuk do ta shfuqizonte sigurimin shëndetësor privat, siç propozonin shumë nga kandidatët.

Trump e ndërpreu dhe e akuzoi Bidenin se kishte rënë dakord të shfuqizonte kujdesin shëndetësor privat dhe të vendoste ‘Kujdes shëndetësor për të gjithë’, gjë që Biden nuk e ka bërë.

Biden, ndërsa Trumpi po e akuzonte gabimisht rreth kujdesit shëndetësor dhe se kishte rënë dakord për një “manifest”, Trumpi e paralajmëroi se e kishte ngatërruar me “djalin e gabuar, natën e gabuar dhe në kohën e gabuar”.

Trump u përgjigj në lidhje me Bidenin që e refuzoi hapur propozimin e Sandersit, “Ai thjesht humbi të majtën, ti thjesht humbe të majtën”.

Gjatë një diskutimi rreth ngrohjes globale, Biden tha se “Marrëveshja e gjelbër nuk është plani im” dhe se mbështet planin e tij, i cili është i ndryshëm nga planet e tjera të diskutuara nga kandidatët e tjerë presidencialë demokratë.

4. Biden u drejtohet personalisht votuesve rreth koronavirusit
Një nga momentet më efektive të debatit të Bidenit erdhi kur tema u kthye në pandeminë e coronavirusit dhe iu drejtua drejtpërdrejt kamerës gjersa u përpjek të dëshmonte se pse është personi më i mirë për të trajtuar pandeminë.

Ai iu referua shkrimeve të gazetarit, Bob Woodward, i cili kishte thënë se Trump në fillim të këtij viti kishte minimizuar rrezikun e coronavirusit, në mënyrë që të mos shkaktonte panik.

Trump rreth kësaj teme pohoi se Biden dëshiron të “mbyllë vendin” dhe ta “shkatërrojë vendin”.

5. Përplasje për maskat dhe mbylljen e vendit
Ndërsa biseda vazhdoi me temën e coronavirusit, Wallace pyeti Trumpin se pse vazhdon të mbajë tubime të mëdha pa distancim shoqëror dhe përdorim të rrallë të maskave, e cila ishte një shkelje e qartë e udhëzimeve që kishte nxjerrë administrata e tij.

Trump mbrojti veten duke pohuar se tubimet ndodhin jashtë dhe se “njerëzit duan ta dëgjojnë atë që unë kam për të thënë”.

Biden u përgjigj duke u thënë votuesve, “Ai nuk është i shqetësuar për ju” dhe e kritikoi Trumpin për trajtimin e tubimeve, transmeton Telegrafi.
“Ai ka qenë plotësisht i papërgjegjshëm në mënyrën në të cilën ka trajtuar distancimin shoqëror dhe njerëzit që mbajnë maska, në thelb i ka inkurajuar ë të mos e bëjnë këtë”, tha Biden.

Trump u përgjigj duke ritheksuar se Biden do të mbyllte vendin dhe se mbylljet e punës “po dëmtojnë njerëzit” si financiarisht, ashtu edhe në shëndetin e tyre mendor.

Biden në përgjigjen e tij tha se rimëkëmbja nga kriza e coronavirusit mund të duket mirë në tregun e aksioneve dhe për miliarderët, por gjërat nuk po përmirësohen ndjeshëm për një person mesatar. “Ju nuk mund ta rregulloni ekonominë derisa të rregulloni krizën COVID-19,” tha Biden.

Ndryshe, mediat amerikane kanë raportuar se kandidati demokrat për president e ka fituar debatin e parë televiziv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb