Zbardhet axhenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, e cila është parashikuar që të ndodh ditën e nesërme. Ashtu siç është bërë e ditur tashmë, takimi në fjalë do të mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Sipas axhendës, delegacioni kosovar, i kryesuar nga kryeministri Avdulla Hoti, do të mbërrijë në Tiranë në orën 11:15, ndërkohë që mes dy krerëve të qeverive do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Për shkak të masave anti-Covid, gazetarët nuk do të kenë mundësi ta ndjekin të gjithë mbledhjen e dy qeverive por vetëm konferencën për shtyp.

AXHENDA
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: