14 shkurti është një ditë me ngjyra kushtuar dashurisë. Por këtë ditë një 29 vjeçar nga Korca po e feston vetëm. Ai ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës.

Tipi pak i ndrojtur, syzet optike te domosdoshme, për shkak të diabetit, nga i cili ai vuan, e kanë bërë shpesh Sarion Rustemin pre e bullizimit, që i ka ulur ndjeshëm vetëbesimin.

Rrjetet sociale për shumëkënd janë argëtim dhe urë komunikimi për të mundësuar njohje të reja, por kjo nuk ka ndodhur me Sarionin, i cili në këto rrjete sociale shpesh ka marrë fyerje, duke e bërë më të tërhequr.

Djalë i vetëm mes 2 motrave, Sarioni ëndërron të gjejë partneren e jetës për të ndërtuar familjen e tij, por edhe për të kënaqur 2 prindërit, që kanë sakrifikuar gjithë jetën për të.

Ndiqni rrëfimin e tij në emisionin “Me Zemër të Hapur’, në News24…
Fëmijëria ka qenë pak e vështirë, kisha probleme me shikimin, ndërsa më vonë mu shfaq diabeti. Kjo më ka bërë që të mos kem shumë shoqëri. pastaj nga mosha 16 ose 17 vjeç u ndjeva i veçuar nga të tjerët.

Kur isha në klasën e 5 kam pasur pëlqimin e parë. E kisha shoqe klase. më pas ajo iku në Itali. Më vonë kam tentuar të njoh vajza të tjera por më kanë refuzuar nuk kanë pranuar fare të më takojnë. Ndërsa rastet që më kanë ardhur për martesë më mblesëri nuk i kam pranuar se nuk bënin për mua. Unë dua një vajzë vetëm të më dojë se unë kushtet ekonomike i kam të mira. Kam edhe një lokal. Vetë punoj.

Kam rrjete sociale u dërgoj mesazhe, por shpesh herë më dalin adresa fallco. Ndihem shumë i bullizuar. Më kanë inat dhe në fshat. Kam pasur një njohje kur isha me babin në Greqi. Por marrëdhënia u ndërpre sepse unë u ktheva në Shqipëri. Më vjen keq për këtë dashuri. Mosha ikën, shokët e mi u martuan që 25 vjeç. Ata u martuan me mblesëri. Unë dua ta njoh vetë. Unë se kam festuar kurrë Shën Valentinin. Doja shumë në një ditë si kjo të kisha një takim.

Një herë kam pëlqyer një vajzë, shikoheshim me sy. I kërkova nëpërmjet shoqes së saj një takim por më refuzoi. Më pas familja më njohu me një vajzë. Qëndrova një muaj me këtë vajzën por nuk bënte për mua dhe e mbylla lidhjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb