TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka postuar në ‘Facebook’-un e tij një video ku shihet se kanë nisur punimet për reabilitimin e qytetit të Fierit, pas shembjes së ndërtesave buzë lumit Gjanica.

Kreu i qeverisë tha se ky do të jetë një transformim spektakolar në zemër të qytetit.

“Fier – Nga videoja 3D e shfaqur këtu përpara disa muajsh, tanimë ka nisur puna në kantierin e një transformimi spektakolar të zemrës së qytetit, e cila do të jetë kartvizita e Fierit të rilindur mbi shtratin e sëmundjes së rëndë të rrëmujës e ndotjes urbane?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb