Kryetari i Komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj është shprehur se qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i veprimtarisë së pushtetit vendor dhe fondet e institucioneve për qëllime elektorale.

Sipas Alibeajt ky komision do të hetojë dhënien e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale. Komisioni më pas do të njoftojë prokurorinë për hetimet në lidhje me këto çështje.

“Është kryetari ai i cili shtron edhe  çështjen për sekretarin dhe rregullore. Ajo është një rregullore që nuk e ka hartuar një anonim, ajo është e sjellë në këtë tryezë nga kryetari. Unë po ju them që do të miratohet nga ky komision, por duke qenë se janë akte të stazhionuar në komisione të tjera dhe të njëjtën rregullore e kam sjellë këtu. Pastaj komisioni dhe anëtarët kanë pushtetin për ta zhvilluar veprimtarinë. Pika e dytë e rendit të ditës është ajo e deklarimit të qëllimit të komisionit. Ngritja e këtij komisioni është bërë me kërkesë të opozitës dhe se qëllimi është kontrolli i veprimtarisë së organeve të pushtetit vendor për të hetuar burimet financiare të administratës për qëllime elektorale. Ky komision synon nxjerrjen e përgjegjësive instuticionale. Ky komision do të hetojë dhe bëjë verifikimin e shpërblimeve të dëmeve të tërmetit, verifikimin e legalizmimeve për qëllime Elektorale, punësimet në administratë për qëllime elektorale, përdorimin e të dhënave personale. Komisioni më pas do të njoftojë prokurorinë për hetimet në lidhje me këto çështje”- tha Alibeaj.

Ndërkohë ka pasur kundërshti nga përfaqësuesit e mazhorancës ku Klotilda Bushka ka propozuar që të përcaktohen 2 përfaqësues nga dy palët për të miratuar një draft dhe të prezantohet këtu mbledhjen tjetër. Ajo ka propozuar Nasip Naçon si përfaqësues.

“Unë nuk mendoj se rregulloja është përdorur e tillë në komisionet e tjera. Gjithmonë kemi kryer një process konsultimi. Le të caktohen 2 përfaqësues dhe në mbledhjen tjetër të vijnë me një draft dhe të miratohet si rregullore. Rregulloja është një akt i rëndësishëm dhe jo të gjithë kanë eksperiencën parlamentare. Nasip Naço të jetë përfaqësues nga mazhoranca”- tha ajo.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb