Pensionistët kanë pasur mundësi sërish këtë të shtunë të lëvizin lirisht brenda një fashe orare të përcaktuar vetëm për ta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku lëvizin vetëm pensionistë

“Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë. Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre. Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë”, shkruan Edi Rama.

Ndërkohë që gjithë vendi është vendosur në një karantinë totale prej orës 17:30 të ditës së premte deri në orën 05:00 të ditës së hënë, Kryeministri lajmëroi sërish këtë të shtunë një fashë orare kushtuar vetëm pensionistëve.

Deri në orën 11:00, pensionistët lejohen të lëviznin për shëtitje, por gjithmonë duke zbatuar disa masa në kuadër të ruajtjes së distancës sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb