Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilët e uruan për detyrën e re.

Abazoviç publikoi një kolazh me fotografitë e liderëve botërorë e rajonalë të cilët e uruan, raporton Express.

“Në 10 ditët e fundit kam marrë një numër të madh urimesh nga e gjithë bota, nga shumë presidentë shtetesh, kryetarë parlamentesh, kryeministra, deputetë, diplomatë, komuniteti shkencor, akademik dhe i biznesit, sektori i OJQ-ve dhe mediave. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja!”, shkroi ai.

Droge

Abazoviç premtoi marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje.

“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, shkroi ai.

Dritan Abazoviç u zgjodh kryeministër i Malit të Zi më 28 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb