Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, diplomatja e BE-së, Christiane Hohmann, ai i Italisë, Fabricio Buçi, i Gjermanisë, Peter Zingraf dhe përfaqësues të OSBE-së zhvilloi sot një takim me disa deputetë të Partisë Demokratike.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat, ka zbardhur detaje nga ky takim.

Pyetje:Çfarë u diskutua ne takimin me ambasadorët?

Enkelejd Alibeaj: Ishte një nga takimet që ne e kemi pasur si format shumë kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti I takimit ishin të gjitha ato reforma të cilat ne I kemi filluar dhe ju I keni ndjekur në parlament, refroma territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione. Ishte takim i parë I cili do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera. Besoj që kjo është një rutinë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë sepse për këto refroma të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin evropian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë besoj që është një detyrim moral, politik I joni për ta bërë këtë gjë. Ky ishte i gjithi diskutimi që kemi patur.

Pyetje: Sot keni depozituar draftin për sa i përket reformës territoriale. A pati ndonjë komunikim nga ana e ndërkombëtarëve se çfarë kërkese kanë ato në lidhje me këtë reformë dhe me qëndrimin që ka mazhoranca socialiste që duket që nuk e ka ndryshuar?

Enkelejd Alibeaj: Ne kemi pasur detyrimin tonë. Nëse e mbani mend afatin fillestar ka qenë deri në 30 Shtator dhe ne kemi përfunduar në fakt të gjithë atë se çfarë do të ishte oferta jonë, pra ndryshimi i reformës territoriale që besojmë ne është nevoja dhe interesi i qytetarëve shqiptarë mbas kaq viteve të implementimit të reformës territoriale nga 2014 dhe këtej, me difekte të pranuara tashmë nga vetë qeveria, të pranuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kjo ishte ajo se çfarë ne bëmë. Në përfundim të këtij afati e depozituam siç dhe rregullat parlamentare e kërkojnë. Përsa I përket konsultimit? Ne kemi pasur konsultim të herë pas hershëm me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë të interesuar, një prej të cilëve mund tua them është Ambasada Zviceriane. Ne kemi bërë atë që është detyrimi ynë. Ju e dini që tashmë ka dhe një afat deri në 21 Tetor. Një nga diskutimit ishte dhe kjo për tua bërë të qartë. Tashmë do dëgjojmë dhe do vazhdojmë me proçedurat parlamentare.

Pyetje: Z. Alibeaj a mund ti cilësojmë ambasadorët si ndërmjetësues për të garantuar kështu ndryshimet në reformën territorial?

Enkelejd Alibeaj: Ajo çfarë unë besoj është që, e drejtë për ta bërë për këdo është që partnerët ndërkombëtar, reformat e rëndësishme siç ka ndodhur në të shkuarën edhe kësaj rradhe është e udhës të kenë hapësirën e tyre për tu njohur dhe për të marr vlerësimet e tyre.

Pyetje: Pas pak orësh do të jetë takimi me presidentin Begaj është diskutuar mbi zgjedhjet?

Enkelejd Alibeaj: Kur të vejë ora do t’ju them. Në orën 6 ju pres.

Alibeaj ka reaguar më pas edhe me anë të një postimi në Facebook në lidhje me takimin me ambasadoren

Postimi:

Ishte kënaqësi e veçantë, që sot të mirëpres së bashku me kolegët deputetë të PD-së, disa nga përfaqësuesit e Ambasadave në vend: Znj.Yuri Kim ??, Znj. Christiane Hahmann ??, Z. Peter Zingraf ??, Znj.Elisabeth Barsacq ??, Z. Fabrizio Bucci ??, Znj. Mia Marzouk ?? Znj. Ruth Huber ?? dhe Z. Vincenzo Del Monaco (OSCE) në një takim shumë të dobishëm për çështje me rëndësi për vendin.

Ky ishte në fakt një nga takimet që ne e kemi patur si format kohë më parë sëbashku me ambasadorët e vendeve kryesore. Objekti i takimit ishin të gjitha ato reforma, dhe aksioni opozitar në tërësi, të cilat ne i kemi filluar dhe shqiptarët i kanë ndjekur në parlament, ndër to: reforma administrative – territoriale, reforma zgjedhore dhe çështje të tjera po kaq të rëndësishme.

Ky ishte një takim i parë për të sqaruar, për të shkëmbyer vizione dhe si i tillë do të vazhdojë dhe me takime të tjera qoftë në këtë format, qoftë dhe në formate të tjera.

Kjo është një praktikë, që duhet ta riinstalojmë dhe njëherë, sepse për këto reforma dhe aksioni opozitar, të cilat besojmë se janë thelbësore për zhvillimin europian dhe për vlerat të cilat ata mbrojnë, do duhet të koordinojmë me partnerët tanë, e që është një detyrim moral e politik i yni për ta bërë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb