TIRANE– Burime diplomatike pohuan dje për “Top Channel”, se edhe pse nuk mund të flasin konkretisht për atë që ka folur ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu me politikanët shqiptarë, “ndëshkimi” amerikan ndaj atyre që nuk do ta votojnë reformën në drejtësi bën fjalë pikërisht për atë që njihet si “lista e zezë” e Presidentit Obama.

Listë, e cila përcaktohet çdo vit dhe jo vetëm ndalon qarkullimin e zyrtarëve në fjalë në Shtetet e Bashkuara, por edhe bllokon asetet dhe pronat e tyre në këtë territor. Gjithashtu ndalon edhe zyrtarët e administratës amerikane të kenë çfarëdolloj kontakti me këta zyrtarë. Futja në këtë “listë të zezë” të Presidentit Obama konsiderohet si ndëshkimi më i madh politik. Duke ditur influencën e madhe që SHBA kanë në vendet e tyre aleate dhe faktin që aksioni për reformën është në bashkërendim me BE.

Të njëjtat burime i thanë TCH se, ekziston mundësia që të njëjtat ndëshkime të mund të aplikohen edhe nga BE për politikanët shqiptarë që do kundërshtojnë votimin e reformës në drejtësi, ditën e enjte.

(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: