TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka pasur një bisedë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndër të tjera edhe për regjistrimin e votuesve, pas akuzave të ngritura nga opozita.

Biseda konfirmohet nga ambasadorja Kim nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ku zbardh disa nga temat. Mes Kim e Lleshajt është folur edhe për votimin biometrik sipas marrëveshjes së 5 qershorit.

Por ndërkohë ambasadorja e SHBA thotë se tashmë pret sqarimin publik në mbrëmje ku ministri Lleshaj është i ftuar i Sokol Ballës.
“Sot patëm një diskutim shumë të mirë me Ministrin e Brendshëm Sander Lleshaj, mbi bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e identifikimit biometrik siç është rënë dakord më 5 qershor
Ai sqaroi çështjet në lidhje me regjistrimin e votuesve. Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet te emisioni i Sokol Balles sonte,
plus publikimin e sqarimeve në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.

Yuri Kim Tw
Yuri Kim Tw

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb